Edi Rama

All Photos Twitter.com
Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç'të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s'janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s'i ndahem jo!
Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit😀
Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.
Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!
The #HRC promotes “universal respect for the protection of all #humanrights & fundamental freedoms for all & address violation of human rights”. #Russia's war in Ukraine & its horrible crimes run against all this. The #UNGA showed today, again, that the 🌎 will not tolerate it.R
Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.
Retweeted by Edi Rama
The dreadful images of civilians killed in #BuchaMassacre, #Ukraine, by the #Russian army are shocking. Everything must be done for an independent investigation of such horrible crimes. Nothing can ever excuse such cruelty. What a pain and what a shame!
Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t'i japë Vlorës një përmasë të re!
Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
Koncert-Telemaratonë ndërkombëtar i bamirësisë: Save Ukraine - #StopWar Një event bamirësie me më shumë se 50 artistë nga e gjithë bota. 📍Sheshi Skënderbej ⏰ 17:30N
Retweeted by Edi Rama
Another despicable crime against #SaudiArabia which aims to further affect the global energy security in a turbulent time for the whole world! #Albania stands with #SaudiArabia and calls upon all members of the UN to firmly condemn the terrorist organization behind such attacks.
Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!
Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!
Te jesh nen agresionin e tankeve Rus, dhe te te akuzojne “mendimtare” ne tuiter se po nderhyn si Sorosian ne zgjedhjet ne Lushnje, te duhet Jungu si shok personal, qe te ruash mendte e kokes twitter.com/ZelenskyyUa/st…
Retweeted by Edi Rama
141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës🇺🇦🇦🇱
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!
I can’t wrap my mind around the existence of this clip.
Retweeted by Edi Rama
Polina, 3, is trapped in Kharkiv She spends most of her time playing & sleeping in the bath, where her mum hopes it might be safer Polina has cancer & her meds are running out. The shelling is too heavy to get to the station & get out Her mum is scared out of her mind
Retweeted by Edi Rama
Never in my life could I imagine that this funny dude from that stupid TV show would be one the 21st century’s greatest national leaders
Retweeted by Edi Rama
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia's agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay
Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur.Asgjë s'më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"! Sa u shkon ai llafi... Varu teneqet!
Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Shqipëria s'e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s'mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!
Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!
Generous tribute from @vanceserchuk about Albania on Afganistan. We did it because of who we are and who we want our children to be. And yet we will not let those people down whatever it takes until their final settlement will become clear. wsj.com/articles/alban…
Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s'kanë ç'humbin më ne s'kemi kohë për të humbur!
Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s'duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!
S'kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!
Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!
Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.
Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës🇽🇰👍
Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer.
Albania will proudly host 4000 afghan refugees based on its good will, but will never be a hub of anti-immigration policies of bigger and richer countries. We have instructed our Embassy in the UK to demand the retraction of this fake news
Retweeted by Edi Rama
So embarrassing the fake news spreading in the British media about an "offshore hub in the Balkans" namely in Albania to "detain migrants crossing Channel from France". thesun.co.uk/news/16313127/…
Retweeted by Edi Rama
Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.
Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t'u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t'ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona🇦🇱❤️🇽🇰
An honour to work hand in hand with @BBCYaldaHakim and other great people to get out of hell kids, women and men from Afghanistan and make them feel home in Albania.After sheltering them we should offer them a life and we will do it altogether🤝For them for us for our kids🇦J4M
Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë
We were Afghans escaping our own hell. Albania cannot afford to have short memory. We owe it to our children. My #BBC interview about Albania being the first door opened in Europe to the people of Afghanistan who believed in democracy and worked with us🤝facebook.com/edirama.al/vid…Jv
Shying away from these basic values is shying away from the best of ourselves, of our history and from the ideals that the democratic world is supposed to promote not just in words, but also in deeds. #SaveAfghanLives #SaveAfganWomen
Albania is doing it out of its responsiblity as a #NATO country and because of who we are.We may not be rich, but we owe it to our afghan friends in need, and we owe it to our tradition, to our own recent past as refugees, and also to the memory that our children will inherit.
So disturbing to read that Albania is sheltering the Afghanis only because the US asked us, as it is ludicrous to turn the back on them and blame the US only.We were all back there as NATO and these people were there for us, bcs they believed in the ideals both US&EU stand about.
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t'u mbushet mendja atyre që s'duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!
"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova💔Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave🇦🇱😰🇽🇰
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri - si në tërë botën e civilizuar turistike.
Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s'ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
Twiends™ uses the Twitter™ API, displays it's logo & trademarks, and is not endorsed or certified by them. These items remain the property of Twitter. We do not sell followers, we only provide display advertising. Bots & fake accounts are not permitted on twiends. © 2009
Grow Your Twitter Free
Want To Grow Your Twitter?
We help other people find and follow you on Twitter.
Key Info:
Started in 2009
Over 6 million signups
Country targeting provided
We never auto tweet to your timeline
We never auto follow others
We actively moderate our community
Please Share
Please upgrade your browser  chrome